Pronësia Intelektuale dhe Industriale

Ne ofrojmë shërbim të kualifikuar në këtë drejtim jo vetëm në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e markave tregtare ose patentave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe regjistrimin e veprave të autorëve pranë Zyrës Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit por ndihmë profesionale bazuar në eksperiencën tonë, për të gjitha objektet e pronësisë industriale, nëpërmjet këshillimit ligjor, kërkimeve, përgatitjes së dosjeve, depozitimit dhe ndjekjes së procedurës së aplikimeve, mbajtjeve në fuqi të regjistrimeve, si dhe  përfaqësimit në të gjiha shkallët e gjyqësorit.

Zyra jonë ka një eksperiencë të konsiderueshme në çështjet ligjore të pronësisë intelektuale dhe  është marrë me aspekte të shumëllojshme të kësaj fushe, e konkretisht:

  • Konsulencë ligjore për rastet e mosmarrëveshjeve lidhur me pronësinë intelektuale;
  • Pëgatitja dhe depozitimi i padive gjyqësore kundër shkeljeve të objekteve të pronësisë industriale;
  • Përfaqësimi në gjykatë i klientëve për çështje të pronësisë intelektuale, të tilla si, pirateria, falsifikimi, konkurrenca e padrejtë  dhe raste të tjera të lidhura me to.

Pronësia Intelektuale

 
Rr "E Kavajës", Nd.120, H31, Ap.30, Tiranë, Tel: +355 4 2271992, Fax: +355 4 2271992, This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it www.ikl-al-com